Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Kombëtares shqiptare Kristian Panuçi ka folur në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Turqisë, që do luhet nesër në Antalia.
Italiani i pankinës kuqezi i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve duke hedhur ?dritë? në arsyet e grumbullimit të një lojtari pa skuadër siç ëhtë Aliji apo dhe 3 futbollistëve të dëmtuar.
Këtyre pyetjeve tekniku i është përgjigjur me mjaft profesionalizëm, duke theksuar se kombëtarja është si një familje dhe është ajo që i jep motivim të gjithë pjesëtarëve të kësaj familjeje.
"Para se të jemi skuadër, jemi familje, dhe duhet të mbështesim lojtarët edhe në ditët e tyre të vështira. Aliji është një lojtar i nivelit europian dhe ka qenë edhe më parë pjesë e grupit. Gjatë javës ka punuar shumë, edhe pse nuk është i gatshëm për 90 minuta lojë.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/panuci-kombetarja-eshte-nje-familje-e-madhe