Report TV - Dibër, Lindita Nikolli: Mbështesim mësuesit e klasave kolektive

2018-05-08 1

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vizitoi shkollën 9-vjeçare ?Ibrahim Gjorgji? në Radomirë, zona më e thellë e Dibres. Gjatë takimit që zhvilloi me stafin prej 18 mësuesish të kësaj shkolle me mjedise të reja falë rikonstruksionit që iu nënshtrua vitit të kaluar, ministrja e arsimit theksoi se objektivi i këtij mandati të dytë të qeverisë është mësuesi. E ndërgjegjshme për vështirësitë që kanë veçanërisht mësuesit e klasave kolektive, ministrja Lindita Nikolla garantoi më shumë mbështetje për ta.

?Ne do të bëjmë gjithçka mundemi per t?ju mbështetur në detyrën tuaj, ju së pari mësuesit ë jeni në sistem, por patjetër që ne do të ndërhyjmë dhe në atë që është formimi fillestar i mësuesve, duke bashkëpunuar me fakultetet e edukimit. Kjo ështe shumë e rëndësishme, ashtu sikurse është e rëndësishme dhe fakti që ne jemi fokusuar tek klasat kolektive. Lejomëni që si ministre e arsimit, unë t?ju shpreh mirënjohjen e plote pasi e di që mësuesit që punojnë në klasat kolektive e kanë edhe më të vështirë, për faktin se duhet të përgatiten më shumë me një vizion edhe më të qartë, me më shumë energji më e madhe për të ngushtuar hendekun në disa lëndë mes nxënësve të niveleve të ndryshme?-thotë ajo.

Për të plotësuar këto nevoja ministrja e arsimit bëri të ditur se qeveria ka adresuar një buxhet të konsiderueshëm për të realizuar një ndërhyrje cilësore në mbështetje të mësuesve
Lindita Nikolla ? ministre e arsimit, rinise dhe sportit.