Ligji është i barabartë për të gjithë, mbetet postulat që në drejtësinw shqiptare nuk zë vend. Kjo pasi ligji zbatohet dhe lexohet ndryshe nga gjykata dhe prokurori në shkallë vendi dhe pse në letra është i shkruar njësoj përkëdo që jep drejtësi.
Në gjykatën e Vlorës mund edhe të lirohesh, dhe pse je prangosur me 5 ton kanabis apo të jesh i dyshuar si trafikant i kësaj sasie të konsiderueshme. Ndërsa tek krimet e rënda 6 kg kanabis rrezikojnë të kthehen në 52.6 vite burg për 7 të ndaluar.
Pak javë më parë në gjyaktën e Vlorës u la i lirë Rakip Arapaj i dyshuar si posedues i 5 ton kanabis të sekuestruar në një operacion policor. Lirimi i tij u apelua nga Prokuroria dhe Apeli e riktheu në fuqi arrestin me burg, por ky shtetas u arratis dhe prej 1 jave nuk gjendet.
Ndërsa në Gjykatën e Kriemve të Rënda me akuzën e grupit të strukturuar kriminal 7 shtetas mes tyre shqiptarë dhe maqedonas rrezikojnë plot 52.6 vite burg pasi janë përgjuar dhe zbuluar teksa tentonin të trafikonin 6 kg kanabis nga Pwrrenjasi drejt Maqedonisë.
Ata mbahen në qeli prej më shumë se 5 muaj dhe për çdo ditë nga taksat e shqiptarëve paguhet nga 25-30 euro për qëndrimin e secilit prej tyre në paraburgim, me fjetie, ushqim e kushte sigurie.
Masat e dënimit të kërkuara nga prokurori Besnik Muçi për të pandehurit janë: Gazmend Lleshanaku 10 vite, Isak Alla 10 vite, Aleksandër Tprevski 10 vite, Vangjel Bogdani 8 vite, Aurel Toska 7 vite e 6 muaj, Muzafer Saliju 3 vite, Ilir Mecja 2 vite, Gëzim Balla 2 vite.
Report Tv sjell pamje nga kjo seancë, ku rezulton se 6 kg kanabis janë gjetur në një banesë në Pwrrenjas e pranuar kjo dhe nga vetë prokuroria në gjykatë por akuza ndaj të pandehurve është trafik ndërkombëtar narkotikësh në tentativë.