Ora News - “Fëmijët në gjak”, BBC sjell historinë e Nikos në Shkodër

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fenomeni i gjakmarrjes ka qenë në fokus të një shkrimi nga rrjeti prestigjioz britanik BBC. Në qendër të vëmendjes janë fëmijët e ngujuar që banojnë në qytetin e Shkodrës, shumë prej të cilëve praktikisht lindin në gjak e duhet të kenë frikë për jetët e tyre që në moshë të herët. Vëzhgimi i BBC konkludon me faktin se gjakmarrja është një fenomen që duhet çrrënjosur nga realiteti shqiptar e për këtë arsye, reforma e institucioneve duhet të kryhet me sukses.

Thuhet se hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri mund të shërbehet vërtet ftohtë. Nis kështu shkrimi i rrjetit britanik BBC kushtuar fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri, mosmarrëveshje që zgjasin me breza të tërë e që i marrin jetën pasardhësve që nuk kanë patur aspak të bëjnë me vrasjen origjinale.

BBC viziton Shkodrën, aty ku 68 familje nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre pikërisht për shkak të gjakmarrjes, fenomen që mbetet ende i fuqishëm pavarësisht historisë së gjatë.

BBC vizitoi 13-vjeçarin Niko, i cili ka qenë në gjak që para se të lindte. Djali jeton me gjyshërit e tij dhe është në rrezik për jetën sa herë që ai largohet nga shtëpia e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/femijet-ne-gjak-bbc-sjell-historine-e-nikos-ne-shkoder

Free Traffic Exchange