Partia Socialiste propozon shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri. Përmes një relacioni që Top Channel disponon, socialistët dënojnë sjelljen, sipas tyre individuale të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, duke mos thirrur mbledhjen e KQZ-së për mandatin e tij.