Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-9-sezoni-10-2/
Bujana është një zonjë nga Tropoja, e cila prej vitesh jeton në Londër. Ajo erdhi në ?E Diela Shqiptare?, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? për t?i përcjellë një mesazh babait të saj 93 ? vjeçar. Për shkak të moshës, ai nuk mundi të vinte në studion e "E Diela Shqiptare.
Por stafi i emisionit kishte përgatitur një tjetër "surprizë" për zonjën Bujana.
Së bashku me dëshirën për t'i përcjellë babait një mesazh, Zonja Bujana, e cila solli në vëmendje një problematikë tjetër, atë të mashtruesve në internet.
Bujana ishte përpjekur që në Maj që të vinte në studion e "Ka një mesazh për ty". Ajo kishte kontaktuar me një një faqe të rreme në Facebook, me emrin "Ka një mesazh për ty".
Disa muaj më vonë, dikush i përgjigjet. Personi në fjalë, i kërkon numër telefoni dhe i premton se kur të vijë në Tiranë do t'i bëjnë një surprizë babait të saj.
E pasi i mori numrin e telefonit, ky njeri i shkruajti Zonjës Bujana sërish, por këtë herë duke i kërkuar që të ndihmonte një familje në nevojë.
"Përmes numrit të telefonit që më kërkoi, ai më bën një kërkesë dhe thotë: Zonjë e nderuar nëpërmjet stafit të këtij emisioni, kemi një familje në nevojë. Një vajzë 9 vjeçe ka nevojë për një ndërhyrje në zemër dhe ne kemi nxjerrë stafin tonë që të mbledhin para që ta nisim këtë vajzë jashtë vendit. Nëpërmjet këtij stafi, ju lutem të na ndihmoni sadopak."
Vetë moderatori Gjebrea lexon një prej mesazheve të këtij personi, i cili shfrytëzoi zemërgjerësinë e emisionit "E Diela Shqiptare".
Zonja tregon se nuk i kishte dërguar një shifër të madhe pasi kishte nuhatur se diçka nuk shkonte. Ajo i nisi fillimisht vetëm 100 euro.
Personi në fjalë përdorte iu prezantua gruas me një emër te rremë, si Elton Gjoka. Në një mesazh ai madje i jepte detaje për pozicionin që kishte në "E Diela Shqiptare".
"Rri në zyrën e zotit Ardit, menaxhoj faqen e tij, publikoj ato që jepen në emision, nëpërmjet programit dhe internetit. Do t'ju lë emrin e të atit të vajzës. Ai quhet Ramadan Metushi. Të lutem ver dorën në zemër dhe ndihmojeni..."
Zonja kërkoi një llogari bankare, por ai tha se babai i vajzës së sëmurë nuk kishte, ndaj i tha që t'i sillte me MoneyGram, një shërbim që Gjebrea e përmend në program. Siç shpjegon vetë drejtuesi i "E Diela Shqiptare", në mesazhet që ky mashtrues i kishte nisur zonjës, ai përdorte detaje të cilat do t'i kishte besuar çdokush.
Moderatori Gjebrea u shpreh i keqardhur që emri i "E Diela Shqiptare" është përdorur për të mashtruar qytetarët, e në rastin konkret zonjën Bujana.
Kjo e fundit u shpreh se sapo kishte kontaktuar me stafin e vërtetë,të programit kishte kuptuar se ata nuk e njihnin dhe nuk kishin dijeni për gjithçka kishte ndodhur.
"Unë e pashë sesa i befasur ishe (i thotë Gjeberas). Më erdhi shumë keq për momentin, por janë gjëra që ndodhin dhe duhet t'i zgjidhim bash...