Ora News - Banesat sociale në Durrës, 88 familje në pritje të çelësave

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Durrësit ka shpallur listën me 88 emrat që kanë përfituar nga aplikimi për banesë sociale.

Shumë shpejt 88 familje do të futen në apartamentet e reja të ngritura në një bllok pallatesh në zonën e Shkozetit (pranë urës së "Dajlanit").

Bëhet fjalë për apartamente 1+1 dhe 2+1, që tashmë konsiderohen të përfunduar dhe janë në pritje të banorëve të rinjë.

Bashkia ka shpallur listën me emrat fitues dhe është vetëm çështje ditësh që "pronarët e rinjë" të marrin çelësat dhe të vendosen në ambjentet e reja.

Ndërkohë, aplikantët e tjerë të cilët nuk e gjejnë veten në listën e publikuar nga bashkia do të kenë mundësinë të bëjnë ankimimin pranë "Zyrave të PIU-t", ku specialistët do të rishqyrtojnë dokumentacionin e tyre edhe një herë nga fillimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banesat-sociale-ne-durres-88-familje-ne-pritje-te-celesave

Free Traffic Exchange