“Produkt” në Kretë, Kotzias-Bushati: Një punë substanciale - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-05-08 0

Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë përfunduan bisedimet treditore në Kretë, ku për herë të parë hodhën në tryezë të gjitha temat që shqetësojnë të dy vendet. Tirana dhe Athina deklarojnë se bisedimet u zhvilluan nën një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u krye një punë substanciale.