Partia Socialiste kerkon shkarkimin e kryetarit te KQZ-se

2018-05-08 0

Partia Socialiste do t?i kërkojë Parlamentit shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri.

Lajmin e ka bërë të njohur kreu i grupit parlamentar të selisë rozë, Taulant Balla i kërkon Kuvendit të nisë procedurat e shkarkimit pasi sipas tij Zguri me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për kryebashkiakun demokrat të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

?Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit. Vendimi individual i Klement Zguri, për të mos e thirrur mbledhjen e KQZ dhe për ta arkivuar vendimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pranon literalisht se subjekti deklarues Agron Faslli Kapllanaj, ?përfshihet në fushën e ndalimit të ligjit Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike? është marrje e kompetencës kolegjiale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?.

Por Tv Klan mëson se brenda grupit parlamentar socialist është ngritur tashmë dhe një grup pune për hartimin e një dokumenti të plotë për inicimin e procedurave të shkarkimit për kreut të KQZ-së.

Zguri erdhi në krye të këtij institucioni pas marrëveshjes se 18 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që veç përfshirjes në kabinetin qeveritar të 6 ministrave, zv.Kryeministres dhe disa drejtorëve, u dakortësua dhe për t?i lënë opozitës drejtimin e këtij institucioni. Kalimi i LSI në opozitë pas zgjedhjeve bëri që Partia Socialiste të humbiste edhe drejtimin edhe shumicën në KQZ duke pasur vetëm 3 nga 7 anëtarë që ka KQZ.

?Është detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e zotit Klement Zguri nga detyra e Kryetarit të KQZ, për shkelje të rëndë të ligjit nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?.

Gjatë këtyre ditëve mbarë opinioni publik është njohur me faktin se edhe pse Prokuroria dhe Gjykata italiane i kanë konfirmuar Prokurorisë shqiptare dhe KQZ dënimin me dy vite burg ?për vjedhje??? të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike dhe për pasojë ?përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?.

Mbarë opinioni publik u njoh edhe me faktin se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar...