Përdorim i ulët i kartave të kreditit dhe debitit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët duket se e kanë të vështirë të shkëputen nga përdorimi i parasë Cash.Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se numri i kartave në qarkullim, në 6 mujorin e parë të 2017 arrin në 1 milion, nga të cilat dominojnë kartat e debitit ose ato karta ku tërhiqet paga.Në raport me numrin e popullsisë në gjendje për t?u pajisur me kartë bankare, numri i tyre në qarkullin në Shqipëri mbetet në nivele të ulëta.Ekspertët bankare thonë se kartat e debitit edhe pse janë aktive jo të gjitha përdoren. Transaksionet nëpërmjet bankave mbeten në nivele të ulëta, shifër kjo e cila arrin në 16 miliard lekë. Ekspertët vlerësojnë si problem edhe politikat bankare ndaj këtyre shërbimeve.Janë të paktë ata shqiptarë që kryejnë blerje në dyqane apo supermarkete nëpërmjet kartave bankare. Deri më tani kanë munguar edhe nismat apo politikat e shtetit për stimulimin e përdorimin të tyre në vend.