Pasioni i Xhulias/ Adoleshentja e fiksuar pas biçikletes, tashme sportiste profesioniste

2018-05-08 1

Biçikleta, për shumë njerëz është mjet transporti. Për disa të tjerë, ajo është edhe një pasion i madh. Xhulja Dajçi, është një adoleshente që ciklizmin e ka nisur kur ishte vetëm 4 vjeç. Teksa vitet kalonin, Xhulja kuptoi se talenti i saj në çiklizëm, mund të përdorej në një sport të mirëfilltë. Ajo mori pjesë në garën e saj të parë me biçikletë për fëmijë në vitin 2011, ku zuri dhe vendin e parë.

?Më shtyu kurioziteti,pse jo të filloj me gara më të vërteta, duke marrë pjesë tek garat që zhvillonte Federata shqiptare e ciklizmit,por në një kategori tjeter sic është ajo e downhill. Eshtë kategoria më ekstreme. Eshtë sport që zhvillohet më shumë nëpër male?.

Megjithëse kategoria doënhill është shumë e rrezikshme, pasi terreni malor ka shumë pengesa, Xhulja shprehet se ajo ia ka dalë të përfundojë kampionatin e ciklizmit me sukses.

?Arrita të merrja vendin e parë tek kampionati i 2016 vetëm për doënhill-in. Ishtë një emocion shumë i madh. Isha shumë krenare sepse munda t?i tregoja meshkujve që kishin biçikleta super të shtrenjta, që edhe një person që nuk ka atë lloj biçiklete mund t?ia dali?.

Xhulja ka marrë pjesë në disa kampionate çiklizmi, dhe ka arritur të fitojë plot 8 medalje. Ajo na tregon se cili ishtë më domethënësi për të.

xhulja

Por dashuria e çiklistes për këtë sport, nuk ndalon këtu.

?Kam bërë një tatuazh, është biçikleta ime. E kam dizenjuar dhe e kam bërë tatuazh te pjesa e këmbës?.

Megjithëse çiklzimi është një sport që shumë njerëz mund të kenë frikë ta ndjekin, për shkak të vështirësive dhe rrezikut, Xhulja ka një mesazh për ata që janë në mëdyshje.

?Mendoj se gjithkush mund t?ia dali me pak sforca, me pak vullnet, me pak dëshirë për të sfiduar veten. Mendoj se cdokush mund tja dali për cfardolloj sporti?.

Free Traffic Exchange