Ora News - Operacioni, si do të transportoheshin 1.5 ton drogë nga Velipoja drejt Italisë

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një efektiv i policisë së shtetit u arrestua me akuzën e përfshirjes direkte në akuzën e trafikimit të 1.5 ton drogë, kanabis sativa, nga zona e Velipojës në drejtim të Italisë.
Enriko Zylo, 44 vjeç, efektiv i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë, ra në pranga bashkë me 6 persona të tjerë, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre u shpall në kërkim.
Operacioni blic u finalizua në orët e mbrëmjes së të shtunës (11 nëntor) kur në pranga ranë dy persona në kërkim.
Ndërsa më herët u kapën 5 persona pas ndërhyrjes së uniformave blu në një hotel në pronësi të shtetasit me inicialet P.V me banim në Itali. Bodrumi i këtij hoteli shërbente si magazinë për lëndën narkotike.
Në përfundim të peshimit rezultoi se lënda narkotike të sekuestruar është 1502 kg.
Polici i përfshirë në veprimtarinë kriminale duket se ka kuptuar praninë e kolegëve dhe është larguar nga vendngjarja me një automjet por kjo tentativë ka dhënë rezultat vetëm për 44 vjeçarin nga Lezha, Gj. N i cili tashmë është në kërkim, ndërsa polici përfundoi në pranga me gjithë përpjekjen për tu arratisur.
Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti "Golf", me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.
Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në automjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë." informoi dje policia.

Të arrestuar:
1 Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.
2. Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.
3. Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë
4. Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.
5. Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.
6- F.M, 32 vjeç, banues në Përmet
7- J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë
Punonjësi i policisë dyshohet se kishte rolin e garantit të lëvizjes së lëndës narkotike, mes anëtarëve të grupit që vijnë nga disa prej zonave ku vitet e fundit janë sekuestruar sasi të mëdha droge, si Vlora, Përmeti e Lezha.
Sipas hetuesve droga kishte mbërritur nga jugu ndërsa ngjarja është tregues se trafikantët po përdorin të ashtuquajturën rruga e veriut pas forcimit të kontrolleve në pikat kufitare në jug të vendit.
Edhe kur kishin kaluar disa orë pas operacioniot zona e plazhit ishte e blinduar nga forcat e policisë që siç u mësua ushtruan kontrolle dhe në banesa të tjera.
Operacioni blic u ndërmor në momentin kur furgoni do të bënte shkarkimin e lëndës narkotike në një prej bodrumeve të hotelit dhe më pas do të priste skafin që do të bënte transportimin e lëndës ...