Report TV - Përfundon me buzëqeshje Bushati-Kotzias e lënë në Shqipëri

2018-05-08 0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot sa ka përfunduar në Kretë takimi dy ditor ndërmjet ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.
Takimi ka përfunduar me një buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh ndëmrjet dy ministrave.

MPJ njofton se të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive duke u mbështetur në vlerat dhe normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre.

Bisedimet përbënë një hap të rëndësishëm përpara dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese prej një kohe të gjatë do të vijojnë.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, u ra dakord që ministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm konkret përpara.