Report TV - Tiranë, autobusi përplas gruan dhe fëmijën në Bulevard

2018-05-08 2

Autobusi i linjës Stacioni i Trenit-Qendër-Kopshti Zoologjik" ka aksidentuar një grua dhe fëmijën e saj të mitur pranë Kullave Binjake, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Shqiptarja.com sjell pamjet e para të këtij aksidenti. Në foto është pikërisht autobusi që ka shkaktuar aksidentin pranë stacionit të vendqëndrimit përballë Piramidës.