Report TV - E moshuara e lë pa fjalë, Rama:Po të kisha njohur,do të bëja deputete

2018-05-08 5

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë batutash me banorët në Burrel, teksa u ndal gjatë një takimi për platformën bashkëqeverisëse. Në bashkëbisedim me qytetarët, ku iu bëri thirrje të bëheshin pjesë e kësaj platforme, Rama ka zhvilluar një biesh interesante me një të moshuar.

Kjo e fundit ka marrë mikrofonin dhe i ka renditur një sërë shqetësimesh kryeministrit, i cili nga ana e tij tha me të qeshur se po ta kishte njohur do ta bënte deputete.
Bashkëbisedimi i Ramës me gruan e moshuar në pallatin e Kulturës
Rama: Jepja mikrofonin asaj zonjës aty poshtë, se këtu në Mat, gratë e bëjnë ligjin (të qeshura). Po, pse kush e bënte ligjin, Ahmeti (Zogu) apo Geraldina, si thoni ju?

Gruaja: Përshëndetje të gjithëve. Ti je Kryeministri i Shqipërisë. Dhe ne kemi besim te qeveria, te pushteti, por ama në qytetin e Burrelit unë jam pensioniste me 140 mijë lekë, që kam punuar 33 vjet në Postë-Telekomunikacion. Jam qytetare e Burrelit, e vjetër, bashkë me të gjithë prindërit e mi. Qejf kam të më dëgjosh deri në fund, se jam nëna juaj.

Rama: Unë po të dëgjoj, po do që të të çohem edhe në këmbë, po çohem?

Free Traffic Exchange