Xing me Ermalin/ Lorik Cana flet per trainerin Christian Panucci (11.11.17)

2018-05-08 0

Lorik Cana vlerësoi sot përmes emisionit ?Xing me Ermalin?, trainerin e ri të Kombëtares Christian Panucci.

Kapiteni tha se pavarsisht vështirësive, kombëtarja ka qenë në nivel të mirë dhe sipas tij Panucci e ka marrë punën me shumë dëshirë dhe po aktivizon lojtarë të rinj.

?Këto ndeshjet që kam ndjekur më ka pëlqyer, përfaqësuesja edhe pas ka patur vështirësi pas ikjes së Gianni de Biasit duket në formë. Christian Panucci besoj se e ka marrë punën me shumë dëshirë, po aktivizon lojtarë të rinj, ka idetë e veta dhe nuk i pëlqen të kopjojë të tjerët", tha Cana.