http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një e moshuar shqiptare 71 vjeç dhe një 21 vjeçare janë arrestuar nga policia italiane pasi pas një kontrolli në banesën e tyre i janë gjetur sa sit ë konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë dhe armë. Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit në shtëpinë e tyre në Santeramo, policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 kg drogë, vlera e së cilës arrin rreth 100 mijë euro, 5 kg heroinë, 500 gr kokainë, 8 gr marijuanë, 3 armë të tipit pushkë, një armë ajri e mbushur dhe një pushkë automatike e vjedhur.Policia gjithashtu ka gjetur materiale të nevojshme për paketimin e lëndëve narkotike. Sipas mediave të vendit fqinj, dy shqiptaret, kanë arritur ta fshehin sasinë e lëndës narkotike brenda një zgavre të krijuar enkas në oxhakun e shtëpisë. E moshuara dhe mbesa e saj 21 vjeçare, akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.