Report TV - Veliaj në Beograd: Tirana qyteti ideal për të investuar

2018-05-08 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë një ditore në Serbi, me ftesë të kryebashkiakut të Beogradit, Sinisa Mali, për të marrë pjesë në forumin ?Ditët e Investimeve në Beograd?. Në fjalën e mbajtur në forum përpara kryebashkiakëve të rajonit, diplomatëve dhe investitorëve të rëndësishëm nga e gjithë bota, kryebashkiaku Veliaj prezantoi projektet transformuese të Tiranës, potencialet e saj për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe të bashkëpunimit rajonal, për të mundësuar realizimin e projekteve të përbashkëta.
Ai e cilësoi prezantimin e Tiranës në këtë forum si një mundësi fantastike për promovimin e kryeqytetit, si dhe avantazhet shumë herë më konkurruese krahasuar me qytetet e tjera të rajonit. ?Sot, në fakt, Tirana është i vetmi qytet që po rritet. Shumica e qyteteve në Ballkan po tkurren edhe për efekt të moshës. Do të thotë që, shumë prej kompanive që investojnë në Ballkan dhe që ishin në këtë forum, janë duke kërkuar një vend ku ka mjaftueshëm talent në moshë të re që mund të punojë, që di gjuhë të huaja dhe që ka aftësitë kryesore për të punuar në një kompani multinacionale?, tha ai.

Free Traffic Exchange