Ekipet B janë një mundësi më shumë për të qenë pjesë e ekipeve të para. Partizani dhe Tirana kanë ekipet e tyre që garojnë në Kategorinë e Dytë. Genci Mahmutaj, i cili drejton të kuqtë prej sezonit të kaluar tregon se ekipet B janë një filtër për te kaluar në kategoritë më superiore.
Genci Mahmutaj
?Ne fokusohemi tek evidentimi i lojtarëve dhe përgatitja e tyre, por natyrisht si objektiv është edhe ngjitja në Kategorinë e Parë?.
Krenar Alimehmeti, i cili ka nen urdhra Tiranën B mendon se futbolli në këto nivele u shërben eksperirncës së lojtarëve
Krenar Alimehmeti
?Krijimi i Tiranës B apo ekipeve të dyta është diçka pozitive, pasi ka lojtarë të mirë që nuk shkojë menjëherë te ekipi i parë dhe i krijohet mundësia të krijojnë eksperiencë te ekipet B?.
Tirana B luan në nivelin e tretë të futbollit shqiptar dhe është gjithmonë në vëzhgimin e stafit të ekipit të parë.
Krenar Alimehmeti
?Trajneri ekipit të parë i ndjek rregullisht ndeshjet e moshave dhe ekipit B?.
Shkëmbimet e futbollistëve janë të lejuar mes ekipit B dhe A brenda një sezoni futbollist sipas rregullores së federatës.
Genci Mahmutaj
?Pjesëmarrjen e lojtarëve për të plotësuar minutazhin apo i mungojnë hapësirat tek ekipi i parë?.
Muajin e ardhshëm do të kemi edhe një derbi të kryeqytetit në Kategorinë e Dytë që sjell emocione.
Genci Mahmutaj
?Unë i them lojtarëve që edhe sikur të luajmë domino më një rival të Tiranës duhet ta fitojmë?.
Krenar Alimehmeti
?Derbi ka vlera në çdo moshë, por uroj që të kthehet ai mes ekipeve A?.
Tv Klan