Ora News – Turizmi, miratohet pr/ligji që parashikon mbështetje për hotelet me 4 dhe 5 yje

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka miratuar pr/ligjin që parashikon një mbështetje të vecantë për hotelet me 4 dhe 5 yje. Sipas vendimit këto struktura do të përfitojnë 10 vite aktivitet pa asnjë taksë nëse marrin statusin si investitorë në struktura akomoduese me 4 ose 5 yje, status special i cili jepet nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të turizmit. Por për të marrë këtë status duhet që vlera e investimit për ndërtimin e strukturave akomoduese të jetë mbi 8 milionë euro për hotelet me 4 yje dhe 15 milionë euro me 5 yje.

Kriteret e tjera, procedurat dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë subjektet që duan të aplikojnë për statusin e vecantë përcakothet me VKM.

Subjektet që përfitojnë statusin nënshkruajnë marrëveshje zhvillimi me Ministrinë përgjegjëse për turizmin në të cilën parashikohen detyrime të ndërsjellta. Afatet e realizimit të projektit si dhe pasojat nga mosrespektimi i detyrimeve të ndërsjellta. Por kjo nismë e qeverisë nuk është mirëpritur nga grupet e interesit si dhe nga FMN.

Grupet e interesit deklarojnë se investitorët e mëdhenj kërkojnë një sërë kushtesh për të ardhur në Shqipëri dhe nuk tërhiqen prej lehtësirave fiskale. SIpas tyre investitorët e mëdhenj kërkojnë aeroporte pranë zonave turistike, infrastrukturë të mirë si dhe një mjedis të pastër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/turizmi-miratohet-prligji-qe-parashikon-nje-mbeshtetje-hotelet-me-4-dhe-5-yje

Free Traffic Exchange