PS: Basha mbron Kapllanajn - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si ka arrit Prokuroria në këtë përfundim, pa marrë deklarimet e Nuel Nik Kalaj?! Cfarë pret Prokuroria që ky individ ryshfetin ta niste në rrugë bankare!?Ne e dimë qe Lulzim Basha nuk flet do për këtë rast. Sikurse goja i është mbyllur edhe për bllokimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.Lulzim Basha vazhdon të bëjë: hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe të mos i pergjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës, duke shkelur ligjin e tij ?të dashur? të dekriminalizimit për të dyten herë! Është hera e dytë që Lulzim Basha merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është e hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë si Kryetar në detyrë i PD. Luli i shkretë kujton se do të mashtrojë përsëri demokratët, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit me një histori që i takon drejtesisë - dhe aspak Lulit?i takon Drejtesise që ta zbardhë deri në fund. Shpifjet e tij për Policinë e Shtetit janë përpjekjet e dëshpëruara të një njeriu të deshperuar; nderkohë qe Policia e Shtetit ka bere detyrën duke dhënë një tjetër shembull të qartë se per Ne dhe për Qeverinë tonë nuk ka dy standarde -- sic ka për Lulzimin kur vjen puna për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit!