Veliaj kerkon “para” ne Beograd - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi një vizitë një ditore në Serbi, me ftesë të homologut te tij ne kryeqytetin serb, për të marrë pjesë në forumin ?Ditët e Investimeve në Beograd?.Erjon Veliaj prezantoi projektet transformuese të Tiranës, potencialet e saj për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe të bashkëpunimit rajonal, për të mundësuar realizimin e projekteve të përbashkëta. ?Sot, në fakt, Tirana është i vetmi qytet që po rritet. Shumica e qyteteve në Ballkan po tkurren edhe për efekt të moshës. Do të thotë që, shumë prej kompanive që investojnë në Ballkan dhe që ishin në këtë forum, janë duke kërkuar një vend ku ka mjaftueshëm talent në moshë të re që mund të punojë, që di gjuhë të huaja dhe që ka aftësitë kryesore për të punuar në një kompani multinacionale??Besoj se Tirana me mundësitë e reja që po ofron, me taksat e ulëta, ndoshta më të ulëtat sot në rajon nga secili prej kryeqyteteve të pranishëm, është vendi ideal për të investuar. Mesazhi që japim në këtë forum ballkanik të investimeve është që sot Tirana listohet për të gjitha këto arsye, duke nisur nga moti, tek mosha, tek taksat dhe tek talenti i njerëzve që duan të punojnë, si vendi ideal i investimeve në Ballkan?,Kreu i Bashkisë tha se Tirana është e hapur për të mirëpritur investime në zonën e re ekonomike të kryeqytetit, ku bizneset do të kenë mjaft lehtësira, duke shmangur edhe burokracitë e panevojshme. ?Po përgatisim të bëjmë një aplikim në qeverinë shqiptare për të na dhënë statusin e zonës ekonomike, e cila do të na bënte konkurrues bashkë me kryeqytetet e tjera të cilat i kanë krijuar këto hapësira, për të ftuar biznese të cilat nuk duan kokëçarjet e negociatave me dhjetëra pronarë apo pretendues të pronës, por duan që në një pronë tashmë të sqaruar nga qeveria apo Bashkia, të vendosin menjëherë një kapanon ku mund të kryejnë më pas biznesin e tyre dhe të fillojnë menjëherë prodhimin?Forumi ?Ditët e Investimeve në Beograd? është një platformë e bashkëpunimit ekonomik që mbledh përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, banka e kompani të huaja nga Evropa Juglindore, Qendrore dhe Jugperëndimore, Rusia, Pellgu Kaspik, Kina dhe Lindja e Mesme.

Free Traffic Exchange