Zaev: “OK” Hetimit nderkombetar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri I Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur I gatshëm për përfshirjen e ekpertëve ndërkombëtarë për zbardhjen e dilemave mbi ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, ku mbetën të vrarë tetë policë maqedonas dhe 14 anëtarë të grupit të ?Kumanovës?. ?Nuk duam të kemi dilema për çështje të paqarta e të cilat janë në interes të qytetarëve. Besojmë se bashkë me bashkësinë ndërkombëtare do të gjejmë mundësinë për hapjen e një hetimi ndërkombëtar për këtë rast.? Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar përfshirjen e ndërkombëtarëve për të zbardhur dilemat e ngjarjes, i cili sipas avokatëve të dënuarve, është skenar i shërbimeve sekrete. Qeveria e Kosovës ndërkohë miratoi vendimin për ndarjen e një shume prej 10 mijë eurosh për familjet e të vrarëve dhe të dënuarve nga Kosova në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Gjykata Penale e Maqedonisë dënoi me 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 8 prej të cilëve morën dënimin me burgim të përjetshëm.