Velipojë, detajet nga operacioni ku u bllokuan 1.5 ton kanabis, 5 të arrestuar, mes tyre një polic

2018-05-08 2

Sekuestrohen rreth 1.5 ton kanabis në fshatin Vilun në Velipojë, janë arrestuar 5 persona, mes tyre një polic, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Polici i arrestuar është Enriko Zyle 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në Drejtorinë e Kufirit dhe të Migracionit Tiranë, vëllai i zv/komandantit të kufirit në Shkodër Ndrek Zylja.
Të arrestuarit e tjerë janë; Sokol Ujka 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj 30 vjeç banues në Orikum, Genti Dano 35 vjeç, banues në Selenicë dhe Dervish Gjolekaj 32 vjeç banues në Dukat, ndërsa në kërkim janë F.M, 32 vjeç banues në Përmet, J.B. 20 vjeç banues në Orikum dhe GJ.N. 44 vjeç banues në Lezhë.

Rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të një personi me inicialet P.V. rezident në Itali, në një automjet furgon me targa AA 386 CE, në përdorim të 20 vjeçarit me inicialet J.B. u gjet një sasi kanabisi, ndërsa pjesa tjetër brenda hotelit.