Një 24-vjeçare humbi jetën dhe 3 familjarët e saj mbeten të plagosur, pasi një masiv mermeri u shkëput nga një trajler dhe ra mbi makinën ku ata udhëtonin.
Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës në aksin Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflig.
Viktima është Erinolda Isufaj, ndërsa prindërit e saj Vitori e Shkelqim Isufaj, si dhe bashkëshorti Mariko Idrizi 29 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.
Siç duket edhe nga pamjet, makina tip ?Peugeot? me të cilin po udhëtonin 4 personat, është shkatërruar plotësisht, pasi u zu poshtë nga mermeri. Për nxjerrjen e të plagosurve nga autovetura u desh ndërhyrja e ekipeve të specializuara.
Dinamika e aksidentet është ende e paqartë, por nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ndodhi teksa dy automjetet shkëmbeheshin me njëri-tjetrin në dalje të rrethrrotullimit të Lushnjës. Mjeti pezho po lëvizte nga Berati në Lushnjë, ndërsa trajleri vinte përballë.
Menjëherë pas aksidentit policia arrestoi Bashkim Pulën, 41 vjeç nga Fushë Kruja, i cili drejtonte automjetin që transportonte gurë mermeri.
Tv Klan