Drejtori i Policisë Shkodrës Loka: Ja emrat e 5 të arrestuarve për 1.5 ton kanabis

2018-05-08 0

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka deklaroi se operacioni u realizua nga drejtoria në varësi të tij, por burime për Report Tv pohojnë se ishin Forcat Operacionale nga Tirana që bën të mundur shkatërrimin e grupit kriminal.

Forcat Operacionale nga Tirana mësohet se u kanë thënë policëve të patrullës së Shkodrës që të ruajnë furgonin pasi ka disa hajdutë. Në momentin që droga po shkarkohej nga furgoni për në bodrumin e hotelit në Vilun Forcat nga Tirana ndërhynë.

Policia kishte rënë prej disa kohësh në gjurmët e trafikantëve pas përgjimeve, ndërsa u vërtetua dyshimi per lidhje me policinë. Pas vështirësisë në Jug të vendit, tashmë trafikantët po tentojnë që të trafikojnë kanabisin drejt Italisë nga zona e Shëngjinit dhe Velipojës, por gjithçka ka mbetur në tentativë pasi janë bllokuar dhe arrestuar.