Ora News - Rama në Dibër: Paguani ujin të investojmë në kanalizime

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbledhjes së qeverisë në Dibër, kryeministri Edi Rama mblodhi qytetarët për t'i shpjeguar programin qeverisës dhe investimet. Rama u shpreh i vendosur për ta çuar deri në fund reformën e ujit, për të cilën tha se do të aplikohet kodi penal për ata që e shpërdorojnë, ndërsa për sa i përket puseve që janë hapur për vaditje aty ku shteti nuk ka çuar infrastrukturë, do të përjashtohen nga tarifat

Rama: Kush vjedh ujin, vjedh; kush vjedh dritat, vjedh. Sigurisht që kudo ku puset janë ndërtuar për vaditje, në mungesë të sistemit vaditës të garantuar nga shteti, nuk bëhet fjalë për të vendosur tarifën e konsumit. Shko e shpo në Gjermani e në Itali dhe e sheh a del uji përpara, apo të çojnë ty në polici.

Kryeministri tha se qeveria mbajti zotimin për libra falas për cdo fëmijë të klasës së parë deri në të katër, por në fund të vitit, librat duhet të dorëzohen përsëri

Rama: Do të japim librat falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Falas për të gjithë fëmijët. Sigurisht që do të ketë një mekanizëm, me një kusht që fëmija që i merr falas librat i dorëzon në fund të vitit dhe merr falas të tjerat.

Rama u tha dibranëve se do të stimulojë infrastrukturën në bujqësi dhe do të heqë dorë nga lëmoshat 1 milion lekëshe që jepte qeveria e kaluar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ne-diber-paguani-ujin-te-investojme-ne-kanalizime