Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi e madhe lënde narkotike kanabis sativa është sekuestrua nga policia në fshatin Vilur të Velipojës.
Disa persona janë arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe një automjet. Nuk dihet ende pesha e saktë e drogës së sekuestruar, e cila po peshohet.
Droga e kapur në një furgon u sekuestrua duke u ngarkuar në një skaf me destinacion shtetin italian.
Sipas burimeve policore, aksioni ka nisur mbrëmjen e së premtes dhe përfundoi paraditen e sotme.
Në mesin e të arrestuarve edhe një punonjës policie, ndërsa dyshohet se trafikantët kanë lidhje me forcat e rendit.
I arrestuari është efektivi Prel Zylja, vëllai i zv/shefit të kufit, i cili shërbente si ?garant? për trafikantët.
Ka dyshime se ka pasur edhe më herë transport të sasive më të vogla të lëndëve narkotike nga kjo zonë.
Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj tha nga Velipoja se operacioni ka nisur mbrëmjen e shkuar dhe ka vijuar edhe sot. Ka qenë një furgon me lëndë narkotike që po shkonte drejt zonës turistike të Vilunit, për ta shkarkuar në bodrumin e një hoteli dhe më pas pritej të bëhej trafiku drejt Italisë.
Operacioni është kryer blic dhe pa dijeni të forcave të rendit të Shkodrës, ku vetëm një pjesë fare e vogël e tyre ka qenë në dijeni të operacioni. Aksioni është zhvilluar nga forcat e policisë së shkuara nga Tirana përfshirë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/velipoje-kapet-nje-sasi-e-madhe-droge-qe-po-ngarkohej-ne-nje-skaf-drejt-italise