Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Burrelit si autori i dyshuar i ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet. Në pranga ka përfunduar Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest me burg".
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv", e "Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse".
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperthimi-i-eksplozivit-prane-baneses-se-kryebashkiakut-te-matit-arrestohet-37-vjecari