Report TV - Rama nga Dibra: Rama: Libra falas për nxënësit e fillores

2018-05-08 0

Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese me qytetarët në Dibër u shpreh se qeveria do të japë libra falas për fëmijët nga klasa e parë, deri në të katërtën. ?Librat do të jenë falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën. Por do të ketë një kusht që fëmija që merr falas libra, i dorëzon dhe merr të tjerët falas? deklaroi Rama.

Librat falas për fëmijët ka qenë një kërkesë e opozitës, ndërsa duket se edhe Rama është pajtuar me të duke e aprovuar duke filluar nga viti tjetër. Rama gjatë takimit në Dibër premtoi edhe njëherë se brenda këtij mandati do të përfundojë rruga e Arbrit.

Free Traffic Exchange