Report TV - Ekskluzive/Pasuria e gjyqtarëve që liruan të dënuarin për vrasje

2018-05-08 1

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri dhe Agim Bendo, të cilët liruan nga burgu Gentian Dodën, i akuzuar për dy vrasje, nuk janë emra të panjohur sa i takon befasive me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme që posedojnë. Nga investigimi i Shqiptarja.com, gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën rreth 300 mijë USD në shtëpi, nga viti 2004 deri në vitin 2009, rezulton pa banesë. Në deklaratën fillestare të pasurisë, Miri deklaron se është bashkëpronar me 50% i një apartamenti me sipërfaqe 49.8 m2.Agim Bendo
Duke iu referuar deklaratave të pasurisë të administruara nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, dy janë burimet e të ardhurave financiare të gjyqtarit të Agim Bendo, paga e tij si gjyqtar si dhe paga e bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë. Paga e Bendos varion nga 800 000 lekë në vit gjatë viteve të para të karrierës deri në 1 500 000 lekë vitet e fundit. Ndërsa paga vjetore e zonjës Lindita Bendo rezulton 22 mijë USD në vitin 2014 si dhe rreth 40 mijë USD gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, zonja Bendo është aksionare tek kompanie Trex sh.p.k, ku për 13 vite me radhë deklaron fitime rreth 1 mijë USD në vit. Trex sh.p.k është isha fabrika e shkrepësve në Tiranë, e cila nuk funksiono më, por shërben duke dhënë kapanone me qira.

Free Traffic Exchange