Ndalohet gjyqtari Shkëlqim Miri

2018-05-08 1

Me urdhër të Prokurorisë, policia ka ndaluar mbrëmjen e të enjtes Shkëlqim Mirin, gjyqtar i Apelit të Tiranës. Mbi 46 - vjeçarin rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Miri ishte nën hetim prej Janarit të këtij viti, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se ka ndryshuar akuzën për një të dënuar për vrasje të dyfishtë.

Sqarohet se në këmbim të 20 mijë eurove, gjyqtari ka ndryshuar rikualifikimin e veprës për Gentian Dodën, i akuzuar për një vrasje të kryer në vitin 1997. Nga vrasje me vendim të gjykatës së Apelit Tiranë, Doda tashmë akuzohet për plagosje të rëndë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë kontrolloi banesën e gjyqtarit mesditën e të enjtes, ku dhe gjeti një sasi parash.

Aktualisht gjyqtari ndodhet i izoluar në drejtorine e policisë së Tiranës. 46 vjecari është pyetur nga prokuroria në prani të avokatit Ardian Visha. Sipas burimeve gjyqtari ka pretenduar se paratë janë të familjarëve të tij dhe një pjesë e vogël kursime nga puna. Në përfundim të seancës së pyetjeve që zgjati vetëm 30 minuta avokati Visha nuk pranoi të bëjë komente. Policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Alban Bucit, të personit të liruar Gentian Doda, si dhe të personit të shpallur në kërkim nga Fushë- Kruja. Këta dy të fundit nuk janë gjetur në banesë.

Në përfundim të seancës së pyetjeve, e cila zgjati vetëm 30 minuta avokati i tij nuk pranoi të kometojë.

Ditën e dielë, Shkëlqim Miri pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria do të kërkojë burg pa afat për të.

Gjyqtari ka qënë nën përgjim dhe pikërisht këto materiale janë prova më e fortë që ka prokuroria. Ndërsa grupi hetimor nuk pranon të komentojë nëse ka persona të tjerë nën hetim, duke qënë se trupa gjyqësore që ka dhënë vendimin ka qënë e përbërë nga tre anëtarë, njëri prej të cilëve ka qënë kundër ndryshimit të akuzës për të pandehurin.

Tv Klan

Free Traffic Exchange