Ora News – Kryemadhi: Edi Rama sot është telekomanda në duart e krimit të organizuar dhe të bandave

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke theksuar se shqiptarët janë sot kokulur për shkak të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e akuzoi kryeministrin si të komanduar nga bandat.

Kryemadhi: Sot jemi kokulur nga mënyra se si Edi Rama po e drejton shtetin dhe Shqipërinë. Edi Rama sot është telekomanda në duart e krimit të organizuar dhe të bandave. Ne nuk ndihemi krenarë por të nënshtruar dhe kemi vetëm një rrugë: atë të zgjimit të vetëdijes kombëtare dhe rrugën e zgjimit të të gjithë shqiptarëve për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm.

Nga Fieri ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, zonja Kryemadhi u ndal edhe tek reforma në drejtësi, e cila sipas saj, po zhbëhet nga qeveria aktuale me qëllimin e vetëm për ta kapur këtë sistem.

Kryemadhi: Edhe pse rilindja nuk i qëndroi marrëveshjes së reformës në drejtësi e cila po e çbën e cila po e deformon e cila çdo ditë dhe më shumë po hedh poshtë çdo plan ose çdo strukturë që specialistët apo konsulentët e huaj për të cilët ju i keni dëgjuar vetë që ambasadorja i BE foli për qindra mijëra dhe miliona euro konsulencë ligjore për reformën sot nga Komisioni i ligjeve besoj që e dini të gjithë që drejtohet nga Ulsi Manja, e gjithë kjo asistencë, e gjithë kjo konsulencë hidhet poshtë dhe sillen ligje të tjera të cilat ne i kemi kaluar me konsensus si dhe ligjet e tjera të cilat i shërbejnë vetëm një qëllimi kapjes së reformës në drejtësi. Megjithatë populli do të thotë çme duhet mua Reforma në Drejtësi me ligjet që kemi kaluar deri tani, asnjë fukara, asnjë njeri i papunë nuk do të ketë shansin të përballet me ta sepse nuk do të ketë para për të paguar për gjyqin, nuk do të ketë para për të hapur një çështje në gjykatë por thotë çfarë do ta ha unë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-edi-rama-sot-eshte-telekomanda-ne-duart-e-krimit-te-organizuar-dhe-te-bandave