Report TV - Dibër, Rama: Nesër prezantohet projekti për Rrugën e Arbrit

2018-05-08 0

Nga Dibra, ku zhvilloi mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se nesër do prezantohet projekti për Rrugën e Arbrit. Gjatë një deklarate për mediat, Rama komunikoi vendimet e mbledhjes së ditës së parë të ekzekutivit.

"Nesër prezantojmë projektin përfundimtar për Rrugën e Arbrit. Është përzgjedhur kompania për ndërtimin e rrugës dhe Ministria e Infrastrukturës është në negociata për firmosjen përfundimtare të financimit dhe mosndërprerjen e punimeve të kësaj rruge, të cilën kush ka kaluar e ka premtuar, kush s'e ka kaluar e ka harruar. Ky është një zotim madhor, e cila krijon mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik. Kemi nisur diskutime edhe me Maqedoninë", tha Rama.