Ora News – Historia e Gentian Dodës, i dënuari me 20 vjet burg që sot është i lirë

2018-05-08 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes së dy personave është i lirë, jashtë hekurave të burgut.

Bëhet fjalë për Gentian Dodën, i cili në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.

Si u lirua?

Bëhet fjalë për një proces gjyqësor i nisur në 2001 dhe që duket se ka përfunduar në qershor të 2017 me vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës me lirimin e të dënuarit falë ndryshimit të klasifikimit të veprës penale nga ?Vrasje me dashje? në ?Plagosje e rëndë? dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.

Për këtë çështje është ndaluar gjyqtari i kësaj gjykate Shkelqim Miri.

Vrasja


Më datë 27.10.1997 rreth orës 11. 50 i pandehuri Gentian Doda, pasi ka mbajtur nën vëzhgim viktimën Gazmir Dedja, kur ky i fundit ndodhej përpara lokalit të shtetasit Ramiz Drici, ndërkohë që ishte i pozicionuar tek tuneli i pallatit në qendër të qytetit, e ka qëlluar viktimën me breshëri automatiku duke e plagosur atë, si dhe shtetasin Asllan Gjoka që kalonte rastësisht, të cilët me gjithë ndihmën e shpejtë që u është dhënë, më pas kanë gjetur vdekjen.

Viktima njeh autorin
Viktima Gazmir Dedja u ka deklaruar të afërmve të tij në spital se autori i ngjarjes ishte Gentian Doda, ndërsa familjarët e viktimës tjetër nuk kanë bërë kallëzim.
Sipas dëshmitarëve i dënuari Gentian Doda, ka qenë i shoqëruar me shokët e tij Fatos Neli e Fale Kola dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të tunelit e më pas ka hipur në makinë duke shkuar drejt stadiumit të qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/historia-e-gentian-dodes-i-denuari-me-20-vjet-burg-qe-sot-eshte-i-lire

Free Traffic Exchange