Ora News – Shpronësimi për by-passin e Shkodrës, 30 familje kërkojnë paratë për tokat

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë prej 6 vitesh në pritje të dëmshpërblimit për tokat që shteti u mori për ndërtimin e by pass-it të Shkodrës, por deri më sot asnjë qindarkë nuk është akorduar për këto familje.

Të prekura janë mbi 30 familje, kryesisht të fshatit Dobraç dhe zonës së Livadeve. Ato kërkojnë që kryetarja e Bashkisë, si e zonja e shtëpisë, të lërë deklaratat nga zyra e të dalë në terren për të parë nga afër gjendjen, sepse pasojat do të jenë ata që do t?i vuajnë.

Pak javë më parë në bashkinë Shkodër u zhvillua një takim me drejtues të ARRSH-së, të cilët premtuan se do të vinin për të biseduar me këto banorë, por as kjo nuk ndodhi. Defektet që ka projekti janë disa.

Menjëherë pas përmbytjeve masive të 2010-2011-ës që Shkodra kaloi, qeveria Berisha asokohe projektoi ndërtimin e kësaj vepre në brigjet e liqenit, ku thuhej se do të mbronte një pjesë të qytetit nga vërshimi i ujrave.

Punimet nisën pa zbardhjen e një projekti final dhe thuhej se vlera e investimit shkonte në 5.5 miliarde lekë, por as 2 vite nuk zgjati puna dhe gjithçka u ndërpre.

Më pas kjo zonë u kthye në vend-hedhje mbeturinash e inertesh, duke e bërë situatën alarmante.

Specialistët e fushës kundërshtojnë projektin pasi dëmton liqenin, zonë e mbrojtur Ramsar dhe favorizon përmbytjet e tokave e shtëpive përreth.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shpronesimi-passin-e-shkodres-30-familje-kerkojne-parate-tokat