Konsensus për futjen e teknologjisë në zgjedhje

2018-05-08 0

Ndonëse Lulzim Basha deklaroi se Reforma Zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri anti-mafia, opozita mori pjesë në të parën mbledhje të komisionit të posaçëm parlamentar. Shitblerja e votës ishte shqetësimi kryesor i demokratëve, të cilët akuzuan mazhorancën për ilegjitimitet.

?Të luftohet shitblerja e votës, sepse OSBE e ka parë me fakte sesi zgjedhjet janë blerë me paratë e krimit dhe drogës. Mazhoranca ka bërë atë që dihet nga të gjithë shqiptarët. Ka legjitimitetin e vet mbi shit-blerjen e votës për të bërë presion mbi zgjedhësit, këto i thotë OSBE ODIHR?, tha Oerd Bylykbashi.

Maxhoranca u shpreh e hapur për të adresuar çdo rekomandim të OSBE-ODIHR-it, por ndryshe nga kolegu i tij demokrat, bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi foli për legjitimitet të shumicës parlamentare.

?Shqiptarët folën qartë në 25 qershor edhe ndërkombëtarë folën qartë para dhe pas 25 qershorit. Ndërkombëtarët kanë njohur legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Ne një rast të paprecedente mazhoranca i ofroi opozitës gjysmën e qeverisë që lidhej me administrimin e zgjedhjeve dhe kryetarin e KQZ. Më shumë se kaq i binte që t?ia dorëzonim qeverinë në letër.?

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi kërkoi nga palët më shumë punë sesa debat politik.

?Do doja që ky komision të dominohej nga raportet dhe jo debatet janë apo jo zgjedhjet legjitime, këtë e kanë përcaktuar institucionet e këtij vendi, gjykatat dhe raportet e OSBE-ODIHR.?

Pavarësisht se prioritet i kanë të ndryshme, palët duken të gatshme për të adresuar çështjen e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe votimin e emigrantëve.

?Një sistem votimi elektronik përtej duarve të 40 mijë komisionarëve politikë. Kjo duhet të jetë kryefjalë. Votimi i emigrantëve nuk do të jetë i suksesshëm nëse nuk vendosim standardin sot këtu. Është qesharake votimi me postë?, tha Bylykbashi.

Ndërsa Çuçi tha se: ?PS ulet ne tryeze pa asnjë paragjykim dhe parakusht...aplikimin e teknologjisë në zgjedhje duhet ta zgjidhim dhe ta aplikojmë, të gjejmë mënyrat dhe nëse është e mundur ta aplikojmë, por duke bërë një diagnozë për çdo problem që ne kemi...?

Komisioni i reformës zgjedhore përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita dhe ka një mandat 6-mujor./Tv Klan