Report TV - Integrimi i romëve, Manastirliu: Qeveria fond 32 milionë euro

2018-05-08 2

Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 32 milion eurosh për zbatimin e planit kombëtar të veprimit për Integrimin e Romëve me fokus të veçantë në punësimin dhe strehimin e tyre.

Kështu u shpreh Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë Konferencës Rajonale për Plotësimin e Mangësive Buxhetore në Politikat e Integrimit të Romëve e mbajtur në Tiranë. Manastirliu u shpreh se mbulimi i shpenzimeve është 55% nga fondet e buxhetit të shtetit dhe 45% nga fondet e donatoirëve.
?Qeveria e Shqipërisë ka vënën në dispozicion afro 32 milionë euro për vënien në zbatim të këtij plani, por ndërkohë buxheti që do të kërkohet të mbulohet nga donatorët është përllogaritur rreth 25 milionë euro. Romët dhe egjiptianët do të përfitojnë nga programet e strehimit social jo më pak se 5% të vendeve nga çdo program, çdo vit, parashikuar kjo nga pr/ligji, që së shpejti do të shkojë në Kuvend për miratim?, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu teksa foli edhe për nxitjen e punësimit dhe ofrimin e shërbimit shëndetësor.

?Vetëm për nxitjen e punësimit, qeveria shqiptare i ka pesëfishuar fondet gjatë tre viteve të fundit, duke arritur një shifër prej 3.6 milionë euro dhe kjo ka shkuar paralel me rritjen e numrit të përfituesve prej këtyre programeve, i cili është katërfishuar. Vetëm vitin e fundit kemi mundësuar shërbimin pa pagesë për afro 26 mijë romë dhe egjiptianë, falë politikës së qeverisë shqiptare për vizitat falas?, shtoi më tej ministrja.