Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në konferencën ditët e medias, në të cilën shefi i qeverisë e cilësoi shtypin si të pabesueshëm, komisioneri Hahn dha një koment për këtë fjalim.
Hahn tha se mediat kanë të drejtë të reagojnë ashtu si edhe politikanët e kanë këtë të drejtë kur këndvështrimet janë të ndryshëm por kjo duhet bërë duke respektuar njëri-tjetrin
Hahn: Ishte fjalimi i tij dhe ju keni të drejtë të reagoni ndaj tij. Mendoj se politikanët kanë gjithashtu të drejtë të shprehin këndvështrimet e tyre, është gjithmonë çështja e mënyrës së të shprehurit. Por duhet të udhëhiqet nga një respekt i përbashkët.
Nëse kjo sjellje e kryeministrit nuk është e pëlqyeshme, Hahn dha edhe zgjidhjen. Një herë në 4 vjet, njerëzit kanë të drejtën e votës dhe kanë mundësi të vendosin me votë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hahn-komenton-fjalimin-e-rames-nese-nuk-eshte-sjellje-e-pelqyeshme-vendosni-me-vote