Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioneri, Johannes Hahn, nuk ka ende një datë se kur vendi ynë do të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Ai tha se do të japë një datë kur të marrë një përgjigje pozitive për rekomandimin nga të gjitha vendet anëtare. Për konferencën ditët e medias, e cila shënopi fundin e saj, Hahn tha se BE po angazhohet për të garantuar lirinë e shprehjes ndërsa ambasdorja Romana Vlahutin dalloi dy çështje që duhen përmirësuar për mediat, kuadri ligjor dhe vlerat.
Në përmbyllje të konferencës ditët e medias, Komisioneri Johannes i pyetur për mundësinë e hapjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, tha se do të ketë një datë, kur të ketë një siguri nga të gjitha vendet e BE për një përgjigje pozitive.
Hahn: Do të vij me një rekomandim në janar ose mars, apo në qershor ose edhe tani në dhjetor kur të kem një siguri që ky propozim të ketë marrë një përgjigje pozitive.
Duke shprehur vlerësimin për konferencën, Hahn tha se BE po angazhohet në këtë proces pasi beson se liria e medias, garanton një shoqëri të hapur.
Hahn: Ne po e bëjmë këtë sepse besojmë se pa media, pa liri të shprehjes nuk ka shoqëri të hapur dhe shoqëria e hapur garanton jetesën në prosperitet dhe mirëqënie.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ska-date-negociatat-hahn-do-te-shkoj-te-marr-pergjigje-ne-vendet-e-be