Ora News – Ndalohet gjyqtari i Apelit, akuzohet se favorizoi lirimin e të dënuarit për vrasje

2018-05-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Shkelqim Miri është ndaluar mesnatën e së enjtes me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ka qënë një hetim i nisur muaj më parë nga njësia Task Force e kesaj prokurorie që ka çuar në ndalimin e gjyqtarit.

46 vjeçari akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv të gjyqtarit dhe prokuroreve. |

Bëhet fjalë për nje vendim të dhënë prej tij dhe dy anëtarëve të tjerë të trupës gjyqësore të kësaj gjykate, Agim Bendo dhe Flutra Skenderi.

Bëhet fjalë për të dënuarin Gentjan Doda. Gjykata e Shkallës së Parë e Matit e kishte deklaruar fajtor Gentian Doden, dhe dënuar me 20 vjet burgim.

Në Gjykatën e Apelit Tiranë me ndikimin e gjyqtarit Miri, kundrejt shpërblimit të vlerës monetare, është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga "Vrasje me dashje" në "Plagosje e rëndë" dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.

Fillimisht në banesën e gjyqtarit e cila ndodhej fare pranë drejtorisë së policisë, është ushtruar kontroll në praninë e tij dhe të avokatit Ardian Visha, ku i është gjetur sasia e parave , ndërsa më pas është kontrolluar edhe zyra e tij në Gjykatën e Apelit.

Mësohet se në lidhje me sasinë e parave, gjyqtari ka pretenduar se "vetëm një pakicë është e tija ndërsa pjesa më e madhe ishte e një të afërmi". Më pas rreth orës 23:30 minuta të 9 nëntorit 2017, vetëm 30 minuta para mesnatës, është bërë ndalimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deshmia-e-gjyqtarit-30-milione-leket-ne-banese-i-kontrollojne-dhe-zyren