Report TV - Reforma zgjedhore, intervistë me Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ

2018-05-08 0

Ditën e sotme nisi për herë të parë punën Komisioni për Reformën Zgjedhore. Ish-kreu I KQZ, Kristaq Kume ka komentuar në studion e Report Tv këtë çështje. Sipas Kumes ndonëse më parë rekomandimete ndërkombëtarëve nuk janë reflektruar ky komision mund t?ia dalë që të zgjidhë problematikat e evidentuara, por sipas tij e rëndësishme është që koha të përdoret për realizimin e qëllimeve dhe jo dhe jo për debate politike.
?Jeta politike është shumë dinamike, mund të dalin probleme por nuk duhen marrë si justifikime, nuk duhet abuzuar me kohën. E rëndësishme për mua është mënyra si përdoret koha në funksion të realizmit të qëllimit. Nëse mblidhen dhe bëjnë vetëm debate politike nuk do të bëhet kurrë sado kohë ti lësh. Për këtë nuk duhet të shërbejë si vend për të konsumuar politikë. Boll.?, ka thënë Kume.

E rëndësishme sipas tij do të ishte edhe pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe ekspertëve në komision.

?Pjesë e kësaj reforme duhet të jetë edhe shoqëria civile. S?ka pse mos jemi pjesë e kësaj. Nuk duhet ti referohemi vetëm se ç?thonë ndërkombëtarët, më shumë vlerë ka se çfarë thonë shqiptarët për reformën se sa çfarë thonë ndërkombëtarët për ne. Ata na rekomandojnë çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë. Në këtë komision për mua të jenë prezent edhe shqiptarët që nuk janë pjesë e politikës.?, u shpreh Kume.

Intervista:

Jemi në diskutime të shumta por sa i përket reformës, por sot ishte komisioni, çfarë ka prodhuar ai sipas jush?

Jeta politke është shumë dinamike, mund të dalin probleme por nuk duhen marrë si justifikime, nuk duhet abuzuar me kohën e rëndësishme për mua është mënyra si përdoret koha në funksion të realizmit të qëllimit. Siç u deklarua nga Bylykbashi ky komision vëmendjen do e ketë të fokusuar jo vetëm tek tre raportet. E par asgjë e përbashkët me tre raportet ka të bëjë me : si dh ekush e ka monitoruar procesin zgjedhorë. Procesi të jetë gjithpërfshirës

Ju besoni që nuk mund t?ia dalë të bëjë një reformë zgjedhore ky komision?

Absolutisht që mund ta bëjë, por duhet ta bëjë në mënyrën e duhur. Se çfarë ka ndodhur ne e dimë. Pjesë e kësaj reforme duhet të jetë edhe shoqëria civila. S?ka pse mos jemi pjesë e kësaj. Nuk duhet ti referohemi vetëm se ç?thonë ndërkombëtarët, më shumë vlerë ka se çfarë thonë shqiptarët për reformën se sa çfarë thonë ndërkombëtarët për ne. Ata na rekomandojnë çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë. Në këtë komision për mua të jenë prezent edhe shqiptarët që nuk asjnë pjesë e politikës.

Free Traffic Exchange