Nis reforma elektorale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbledhjen e pare te Komisionit te Reformës Zgjedhore, diskutimet kane reflektuar tensionin mes maxhorances dhe opozitës ne lidhje me rezultatet e 25 qershorit. Partia Demokratike e ka prioritet kete reforme, pasi sipas saj, vullneti i shqiptareve u deformua nga paratë e drogës e krimit.Por socialistet kane nje këndvështrim tjetër per zgjedhjet parlamentare, duke mos harruar marrëveshjen e 18 majit mes Lulzim Bashes e Edi Rames.Por te dyja forcat e mëdha politike kane ndare te njëjtin shqetësim per problematiken e zgjedhjeve ne Shqipëri dhe ne ketë kuadër, PD ka prioritare përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik, ndërkohe qe socialistet kane lëne te hapur edhe shtegun per ndryshimin e sistemit zgjedhor.Por mbledhja u mbyll me debate, pasi opozita kërkoi qe te drejtën e fjales ne mbledhje ta kishin edhe përfaqësuesit e partive te vogla, kërkese qe nuk u pranua nga kryeparlamentari Ruci. E meqenëse transmetimi i mbledhjes ishte me regji, sinjali u ndërpre sapo u largua kryetari i kuvendit.Ne pamundësi per te folur ne komision, deputeti i LSI Luan Rama sqaroi para mediave qëndrimin e LSI per reformën.Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet te zbatoje 3 pale rekomandime te OSBE/ODIHR per zgjedhjet, por me shume se kaq dy partitë e mëdha duhet te vendosin per 3 çështje te rëndësishme; sistemi zgjedhor, vota e emigranteve dhe aplikimi i teknologjisë ne zgjedhje.