http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës ndaloi gjyqtarin e apelit Shkëlqim Miri, pas dyshimeve se ka konsumuar veprën penale të korrupsionit. Gjatë operacionit të koduar ?Një vrasje e dytë? në shtëpinë e gjyqtarit 46 vjeçar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës u gjetën ne total rreth 34 milionë lekë.Në kasafortë Miri kishte 175 mijë euro; 10 milionë lekë dhe 1,000 dollarë. Burimet thanë se në momentin e ndalimit, gjyqtari ka thënë se paratë janë kursimet e familjes, ndërsa ende nuk ka marrë një avokat.Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Miri është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar në vitin 2012 nga Amerika. Edhe pse kalvari gjyqësor u monitorua në çdo hap nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane të cilët shkuan deri në Burrel, dosja kaloi në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Kjo e fundit e riktheu për rigjykim sërish në Burrel. Në procesin e zhvilluar në këtë Gjykatë i pandehuri kërkoi gjykim të shkurtuar. Me shpalljen fajtor, Doda përfitoi uljen e një të tretës së dënimit në 8 vite, ndërsa akuza e ngritur ndaj tij ishte ajo e vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 1997. Por pavarësisht akuzave të rënda dhe kërkesave të Prokurorisë për dënimin e tij me 20 vite, në Apel Miri i ndryshoi akuzat Dodës nga vrasje të dyfishtë në plagosje.Për këtë Gjykata autorizoi kontrollin e banesës, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KLD dhe pritet që të vendoset nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestin.