Takim dy ditor Bushati - Kotzias, nisin bisedimet në Kretë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka nisur takimin me homologun e tij grek Nikos Kotzias, në ishullin e Kretës. Bisedimet filluan këtë të premte rreth orës 10 dhe po zhvillohen ne prani edhe te delegacioneve përkatëse, ku marrin pjesë ekspertë të njohur në fusha të ndryshme.Takimi dy ditor ka në fokus zgjidhjen e problemeve më të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ato përfshijnë përcaktimin e kufirit detar, heqjen e ligjit të luftës nga Athina zyrtare, çështjen e varrezave greke në Shqipëri, si dhe problemet që hasin qytetarët shqiptarë në doganat e vendit fqinj.Dy homologët do të bisedojnë edhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe.Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe rezultatet pritet të shpallen ditën e diele. Media greke i ka bërë jehonë bisedimeve duke kërkuar më shumë të dhëna nga qeveria. Po ashtu edhe opozita në Athinë i ka kërkuar zyrtarisht shefit të diplomacisë greke të japë të dhëna mbi çështjet që po diskutohen dhe qëndrimin e Athinës zyrtare mbi to.