Projektbuxheti për shëndetësinë, debate mes palëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
73.8 miliard leke parashikohet te marre shëndetësia dhe mbrojtja sociale per vitin 2018. Prezantimi i projektbuxhetit nga ministria Ogerta Manastirliu është shoqëruar me debate dhe akuza nga opozita.Deputete demokrate deklaruan votën kundër projektbuxhetit te shendetesise, ndërsa rikthyen çështjen e Sajmir Tahirit dhe pazareve te drogës nga krerët e mazhorances sipas tyre.Ministrja e shendetesise dhe mbrojtjes sociale tha se buxheti është shtuar me 5%. Ai parashikon rritjen e pagave te mjekeve dhe infermiereve si dhe bonusin prej 25 mije lekësh mbi page per mjeket qe zgjedhin te punojnë ne spitalet rajonale.Per 2018 është planifikuar ndërtimi i spitalit te ri per sëmundjet e brendshme ne QSUT, investime ne shërbimin e kirurgjisë dhe pediatrisë dhe rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore ne te gjithë vendin.Ndërsa ne çështjen sociale ndihma ekonomike do te rritet dhe varion nga 4500 ne 8 mije leke. Ndërsa 2 miliard leke janë planifikuar per dëmshpërblimin e ish te përndjekurve.

Free Traffic Exchange