Bunk?Art 1 ka qenë zgjedhja e 250 gazetarëve nga Europa, që së bashku me komisionerin për zgjerimin Johanes Hahn dhe ambasadoren e BE-s Romana Vlahutin, kanë shijuar një koncert të mbajtur në mjediset e bunkerit të ish diktaturës. Mes kuriozitetit për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë dhe atmosferës së krijuar nga pianisti Robert Bisha dhe Korit ?Izo-Polifonik? shqiptar, gazetarët kanë ndarë përshtypjet e tyre për këtë vizitë.
Si asnjëherë më parë, 250 gazetarët e rajonit ndodhen në Tiranë për Konferencën e Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE?Ballkani Perëndimor. Pjesë e axhendës së tyre 2 ditore ishte edhe vizita në Bunk?Art 1.
?Unë vij në Shqipëri rregullisht po nuk kam pasur kënaqësinë të vizitoj këtë vend më parë. Bunk?Art është kujtesë e historisë së Shqipërisë që shërben për të kuptuar sesa progres ka bërë Shqipëria, ashtu siç ky bunker sot përdoret për aktivitete, për të promovuar artin.?, Genovera Ruiz Calavera, Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Ngritjes.