7 persona kanë përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e së enjte në Kapshticë, për akuzën e kontrabandës . Në mesin e tyre janë 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 tregtare. si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Të arrestuarit janë Flobenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë; Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë; Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier.
Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;
Klodian Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë; Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq; Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;
Ndërsa G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.
Këta persona, sqaron policia, u ndaluan në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme kontrabandë. Malli u sekuestruan, sëbashku me mjetet ?Mitsubishi? me targë AA 478 HV; ?Volkswagen? me targë AA 857 FI dhe një mjet kamion me targë AA 233 PT.
Ngarkesa me veshje u transportua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.
5 personat në fjalë, sipas policisë e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore./tvklan.al