Report TV - Mblidhet Komisioni për reformën zgjedhore, debatet

2018-05-08 0

Nuk kanë munguar as debatet në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ndërsa kreu i Kuvednit Ruçi e deklaroi mbledhjen të mbyllur, Bylykbashi ka kërkuar sërish fjalën, duke mos qenë dakord me mbylljen e saj.

Ndërsa më pas nga mbledhja mësohet se janë larguar të gjithë përfqësuesit e partisë socialiste, ndërsa ka qëndruar vetëm Blendi Çuçi.
Ditën e sotme u mblodh për herë të parë Komisioni për Reformën Zgjedhore në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja erdhi pasi deputetët e Kuvendit kanë bashkuar votat për të votuar me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Komisioni përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetar janë Bledi Çuçi nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike.

Free Traffic Exchange