Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin ?Mjergulla?, ku ka arrestuar 7 persona. Mësohet se mes të arrestuarve janë dhe 3 doganierë e 2 punonjës policie. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë. Të arrestuarit akuzohen për kontrabandim mallrash në pikën kufitare të Kapshticës.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme Sektori i Hetimit Kundër Narkotikëve e Trafiqeve, Sektori për Hetimin kundër Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, pas një pune të mirëfilltë policore goditën një tentativë për kontrabandë me mallra.
Policia dhe SHÇBA arrestuan në flagrancë 7 persona, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 shtetas, si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Veprimet u finalizuan me sukses përgjatë operacionit të koduar ?Mjegulla?.